Të paktën pesë të vdekur nga moti i keq në SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtatë shtete

Të paktën pesë të vdekur nga moti i keq në SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtatë shtete

Bota E Martë, 7 Janar 2025 09:43
Të paktën pesë persona kanë vdekur në SHBA si pasojë e motit të keq në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë shtete.
Gjithashtu në SHBA janë anuluar qindra fluturime dhe janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Shërbimi meteorologjik parashikon se në disa zona të vendit temperaturat do të zbresin deri në -18 gradë Celsius, ndërsa pritet që pas stuhisë te ketë erëra të forta “me shpejtësi nga lindja, drejt Oqeanit Atlantik”.
Reshjet e mëdha të borës goditën fillimisht dje shtetet qendrore të SHBA-së përpara se të përhapeshin në lindje (Delaware, Maryland, Virginia, District of Columbia), duke rezultuar në anulime fluturimesh, mbyllje të shkollave dhe disa shërbimeve publike dhe aksidente trafiku.
Më shumë se 50 milionë njerëz janë prekur nga vala e motit të ashpër, me afro 200,000 persona që kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës, kryesisht në shtetin e Virxhinias, sipas faqes së internetit Poweroutage.us.
Gjithashtu mësohet se 2300 fluturime janë anuluan dhe mijëra të tjerë janë vonuar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente