Taulant Balla: Qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë! Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë
👁946
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet e tij sociale për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.
“Sa shumë herë na ka rënë rasti të takojmë të huaj kudo në glob dhe kur i jemi prezantuar se vij nga Shqipëria të na thonë: “ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë”. Kolosi i letërsisë botërore u nda sot nga ne vetëm fizikisht, ndërsa emri i tij dhe i Shqipërisë sonë do të jenë bashkë përgjithmonë. Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë.‘ Nuk do ta harroj kurrë mesazhin e fundit të para pak ditësh prej tij, me disa rreshta por me shumë mësime brenda. Kishim lënë të takoheshim për një kafe për ta vijuar atë mesazh“, shkruan Balla.
Burimi