Takimi me delegatët e Fierit, ministri Balla: Një mandat më shumë në 2025 për PS dhe Ramën
Ministri i Brendshëm, njëherësh dhe drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla në takimin me delegatët e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste në Fier, deklaroi se objektivi mbetet fitorja e një mandati më tepër për Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme të 2025.
“Janë organizatat më të mira që kanë bërë përmirësimin më të mirë qoftë në aspektin e numrit të anëtarëve të Partisë, qoftë në aspektin e përmirësimit të përbërjes gjinore, qoftë në aspektin e afrimit të të rinjve për përmirësimin e moshës mesatare dhe dua t’i nxis të gjitha organizatat tona në të gjithë territorin e qarkut.
Ky është një proces që nuk ka përfunduar siç e kemi thënë ky është një proces jetik për Partinë Socialiste, i cili duhet të vazhdoj organizimi me detyra konkrete ky është dhe synimi i Kongresit që do mbledhim pas pak ditësh për t’i hapur rrugën gjithë përgatitjes elektorale të Partisë Socialiste, e cila në synimin e vetë nuk ka vetëm fitoren në zgjedhjet e prillit apo të majit të vitit të ardhshëm, por unë do thoja që të shtojmë numrin e mandateve tona në këto zgjedhje.
Unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë që të shtojmë një mandat të paktën në zgjedhjet e vitit 2025 në Fier dhe ky është një objektiv tërësisht i arritshëm, nuk po marr për referencë zgjedhjet vendore të vitit 2023, të cilat nëse i referohemi votës sa i përket kryetarëve të bashkive që ishte një votë do thoja e qartë dhe e pandarë politike. Ky objektiv është mese i arritshëm”, tha Balla.
Burimi