Synohet gjysmëfinalja/ Holanda “përplaset” me Turqinë

Synohet gjysmëfinalja/ Holanda “përplaset” me Turqinë

Sfida mes Holandës dhe Turqisë, do të përcaktojë skuadrën e fundit që kualifikohet në gjysmëfinalen e Europianit.
Dy ekipet vijnë në formë të shkëlqyer dhe me moralin e lartë. “Tulipanët” kaluan në fazën e 1/8-ve Rumaninë, pas fitores me rezultatin e pastër 3-0.
Holandezët ishin dominues gjatë gjithë kohës, duke mos e vënë kualifikimin në dyshim për asnjë moment.
Pavarësisht se në grupe, shfaqën oshilacione, të besuarit e Kumanit, tashmë shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale.
Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Përballë është një kundërshtar si Turqia, që në këtë edicion i ka mahnitur të gjithë, me lojë dhe rezultate.
Në këtë përballje, kombëtarja turke do të jetë pa heroin e kualifikimit ndaj Austrisë, Merih Demiral. Mbrojtësi është pezulluar me dy ndeshje, për mënyrën e gabuar të festimit, pas dy golave të shënuar.
Montela nuk do të mund të llogarisë në mesfushorët e rëndësishëm Ismail Jyksek dhe Orkun Kokçu për shkak të kartonëve.
Ndeshja mes Holandës dhe Turqisë, është planifikuar të zhvillohet duke nisur nga ora 21:00.
Burimi