![Super Kolo Muani, mund i vetëm Comon dhe i jep 3 pikët e radhës Juventusit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/super-kolo-muani-mund-i-vetem-comon-dhe-i-jep-3-piket-e-radhes-juventusit_67a6b9ac2ab03.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Super Kolo Muani, mund i vetëm Comon dhe i jep 3 pikët e radhës Juventusit
👁299
Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 22:43
Kolo Muani është heroi i ri i Juventusit. Afrimi i merkatos së janarit i dha një tjetër fitore bardhezinjve, këtë herë 2-1 në transfertën ndaj Comos.
Sulmuesi francez shënoi të dy golat për skuadrën bardhezi. Në pjesën e parë me një aksion shumë të mirë personal e dërgoi topin atje ku nuk kishte asnjë shans reagimi portieri.
Como barazoi me Diaio në fundin e pjesës së parë. Juventus kërkoi golin, i cili do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes. Gatti fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Kolo Muani.
Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e katërt. /R.Lika-Koha Jonë/
Burimi