Sulmi në Gjermani, Scholz: Hetim dhe ndëshkim i plotë për autorin!

Sulmi në Gjermani, Scholz: Hetim dhe ndëshkim i plotë për autorin!

Bota E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 15:14
Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi hetim dhe ndëshkim të plotë lidhur me sulmin e një dite më parë në qytetin gjerman Magdeburg, që shkaktoi të paktën pesë të vdekur mes tyre edhe një fëmijë. Më shumë se 200 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në spital në gjendje kritike për jetën.
“Çfarë akti i tmerrshëm të vrasësh e të plagosësh kaq shumë njerëz atje me një brutalitet të tillë. Kemi mbi 200 të lënduar e pesë të vdekur deri më tani. Gati 40 persona kanë marrë lëndime të tilla sa duhet të jemi shumë të shqetësuar për ta. Dhe kjo është arsyeja pse kjo është një ngjarje tragjike në të cilën të gjithë duhet të shprehim simpatinë tonë për të afërmit e për të plagosurit dhe për qytetin e Magdeburgut“, -u shpreh Scholz.

Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar i ngjarjes është Taleb al-Abdulmohsen, është një mjek psikiatër në Bernburg. I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, ai shkoi në Gjermani për shkollim në vitin 2006 dhe në 2016-tën, iu njoh azili politik.
Ngjarja erdhi një ditë pas përvjetorit të tetë të sulmit ndaj një tregu Krishtlindjeje në Berlin. Më 19 dhjetor të vitit 2016, një ekstremist islamist e përplasi kamionin e tij me turmën e vizitorëve të tregut, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente