Stop shpejtësisë gjatë drejtimit të automjetit – shpejtësia vret jetën!
Policia Rrugore vijon të jetë sensibilizuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për moderimin e shpejtësisë së lëvizjes, për të koontribuar në normalizimin e situatës, e cila për hir të së vërtetës, shpesh ka bilance lufte.Me gjithë këto reagime, masat paralajmëruese dhe ato ndëshkuese, sërish në rrugë shfaqen, jo shenjat e sfidës ndaj ligjit dhe injorimit të paralajmërimeve, por një mospërfillje e vdekjes dhe rrezikut.Konkretisht Policia Rrugore përmes një postimi në faqen e Policisë së Shtetit sjell një rast tipik i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe sfidës së hapur të autoritetit.
Makina në foto e monitoruar nga polisia ecën 170 km/h në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.Drejtues mjetesh:Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.
Burimi