
Ski, Lara Colturi ngjitet në podium në Gjigandin e Are
Sporti E Shtunë, 8 Mars 2025 15:22
Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shkëlqyer në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Åre, Suedi. Ajo u rendit në vendin e tretë. Ky është podiumi i tretë për të në këtë edicion të Kupës së Botës, një arritje e jashtëzakonshme për sportisten 17-vjeçare.
Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, e cila ka dominuar këtë disiplinë gjatë gjithë sezonit. Colturi tregoi një performancë të fuqishme, duke sfiduar më të mirat e botës dhe duke dëshmuar se është një nga talentet më premtuese në sportin e skive.
Ky rezultat i rëndësishëm vjen në prag të finaleve të mëdha të Kupës së Botës. Shqiptarët shpresojnë në një tjetër paraqitje të shkëlqyer nga Colturi edhe në garën e sllallomit. Me këtë ritëm, Lara Colturi po e çon Shqipërinë gjithnjë e më lart në skenën botërore të skive.
Burimi