Skandali tek onkologjiku, Paloka: Qytetarët duhet të ngrihen për të drejtat e tyre

Skandali tek onkologjiku, Paloka: Qytetarët duhet të ngrihen për të drejtat e tyre

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka,ka komentuar skandalin e Onkologjikut, ku një pjesë e stafit orientonte pacientët drejt privatit, apo nuk u jepte dozën e duhur të medikamenteve atyre, dhe e shisnin në farmaci private.
I ftuar në News24, Paloka tha se reagimi qytetar lë për të dëshiruar, pasi qytetarët duhet të ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre.Paloka shtoi se është një sistem i tërë ai që lejon të ndodhin të tilla gjëra
“Kam deklaruar që ditën e parë që në këtë parlament nuk ka më asnjë vlerë fjala e asgjë tjetër. Çdo kërkesë e problem që ngremë nuk ka vlerë hidhen poshtë kërkesat për interpelancë, për projekt ligje nuk bëhet fjalë as ti shqyrtojnë. Kemi denoncuar pa fund skandale në vitet e kaluara.
Kemi bërë çdo përpjekje për të arritur diçka, e në fund ndodh ajo që ndodh në çdo zgjedhje, Rama me paratë që u ka vjedhur shqiptarëve blen votat. Jemi përballë sot të skandalit të radhës, sepse e keqja më e madhe e kësaj qeveria është që i ka mësuar shqiptarët me të keqen.
Vetëm kur ka raste të tilla si Onkologjiku ka një farë reagimi edhe ajo kryesisht në rrjetet sociale.
E shoh shumë keq faktin që qytetarët nuk reagojnë kur shkelen të drejtat dhe poshtërohen, presin të thirren nga opozita. Duhet të bëhet si në botë të reagojnë vetë. Është një sistem i tërë ai që lejon të ndodhin të tilla gjëra”, tha Paloka.
Burimi