Skandali te Onkologjiku, njoftohet për një takim të Ramës me shefat QSUT

Skandali te Onkologjiku, njoftohet për një takim të Ramës me shefat QSUT

Pas skandalit të Onkologjikut, ditën e nesërme, (e hënë datë 1 korrik) kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”.Takimi është parashikuar të zhvillohet në orët e paradites, ndërsa shefi i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Ky takim i paralajmëruar i kreut të ekzekutivit shqiptar, ishte i pritshëm, siç do jenë të hamendësuara edhe ashpërsia, me të cilën Rama do të adresojë kritikat ndaj personelit, jo vetëm të Onkologjikut ku shpërtheu skandali, por për të gjithë shërbimeve të tjera spitalore të kësaj qendre.
Natyrisht që përmes këtij takimi Kryeministri Edi Rama, duke u solidarizuar me të lënduarit dhe familjarë e tyre, do t’i garantojë ata për masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria për t’i qendruar pranë nevojave, halleve dhe zërit të tyre.
Nga ky takim do të përçohen sinjale për gjithë siperstrukturën e shërbimit shëndetësor shtetëror, mbi të cilin rëndojnë skandale dhe akuza.
Rasti i Onkologjikut është i rëndë dhe ka ulur prestigjin e mjekëve para publikut. Ndaj shefat e shërbimit të përgatiten edhe për dajak!
/Koha Jonë/
Burimi