Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Kemi nisur hetim administrativ! Kush trajton jetën njerëzore si mall në treg…
Mjekë dhe staf i Onkologjiut u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Për këtë skandal, Ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja Albana Koçiu, e cila tha se do të bëhen ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për Urdhrin e Mjekut, dhe të ndërmerren sanksione të forta për këdo që trajton jetën e pacientëve si mall në tregun e lirë.
”Dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit.
Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.
Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajton jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut”,-tha Koçiu.
Burimi