Shtrenjtohet me 30% siguracioni i makinës! Pse lejohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kjo ortakëri e kompanive të Sigurimeve?!

Shtrenjtohet me 30% siguracioni i makinës! Pse lejohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kjo ortakëri e kompanive të Sigurimeve?!

Shtrenjtohet me 30% siguracioni i makinës, Jola Hysaj: PD thirrje AMF-së, ndërhyni menjëherë dhe bëni transparencë për këtë rritje çmimi, është taksim i dyfishtë
Deklarata e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Rritja me 30% e çmimeve të sigurimeve të detyrueshme për automjetet është një barrë e rëndë për secilin prej jush sepse pagat i keni të ulëta dhe kostot po u rriten çdo ditë.
Shqipëria ka sigurimet më të shtrenjta në rajon. Dhe ja ku vjen një shtesë tjetër për kurrizin tuaj. Ky është një tregues i qartë i braktisjes së qytetarëve nga institucionet që duhet t’i mbrojnë.
Më të prekurit nga kjo rritje do të jenë shoferët e rinj, ata të cilët e kanë edhe më të vështirë ta përballojnë. Ky është një taksim i dyfishtë për ta dhe prindërit e tyre.
Në emër të Partisë Demokratike i drejtohem Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF):

Ndërhyni menjëherë: Ndalni abuzimet dhe rritjet e pajustifikuara të çmimeve. Qytetarët nuk mund të jenë burim fitimi për kompanitë e sigurimeve.
Publikoni të vërtetën: Bëni transparencë të plotë mbi arsyet e kësaj rritjeje. Qytetarët kanë të drejtë të dinë përse po paguajnë çmime që janë rekord në rajon.
Mbroni qytetarët në nevojë: Krijoni masa për të lehtësuar barrën e atyre që janë më të prekur nga rritja e kostove, sidomos të rinjtë dhe të pamundurit.
Vendosni përgjegjësi: Shmangni propagandën dhe përqendrohuni në detyrën tuaj kryesore – mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe jo të grupeve të interesit.

Rritja e çmimeve të sigurimeve është një simptomë e mungesës së plotë të mbikëqyrjes dhe planifikimit. Në vend që të mbështesin qytetarët, institucionet kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferente, duke i lënë të përballen me një treg që vepron sipas dëshirës.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente