Shqipëria në BE? Rama: Ambicia jonë është brenda kësaj dekade
Kryeministri Edi Rama i pranishëm këtë pasdite në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, i cili zhvillohet me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, deklaroi se ambicia është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade.
“Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme dhe themelore për procesin e integrimit. Pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, dhe këtu përfshi të gjithë, që nga dashamirësit e deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE. Përtej asaj që duket, kjo fazë është fazë marramendëse përsa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë dhe jo qeveria thjesht.
Ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade, shtuar planin e dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Europian, që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda vitit 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat e ngurrimet, e lëre pastaj me akuzat dhe përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë plan të errët për të bllokuar SPAK-un dhe për të kthyer përmbys Reformën në Drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete në PS dhe thurin komplot”.
Burimi