Shqipëria mposhtet nga Anglia në “Wembley”, por jep sinjale pozitive

Shqipëria e nis me një humbje 2-0 në “Wembley” fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga ekipi i Tuchel, i cili debutoi me fitore te “Tre Luanët”.
Vendasit dominuan tërësisht në 45 minutat e para, ndërkohë që gjetën vetëm njëherë golin. Në minutën e 19-të, Anglia kaloi në avantazh me anë të debutuesit Leëis-Skelly. Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.

Shqipëria reagoi disi vetëm në pjesën e dytë me aktivizimin e Armando Brojën, i cili u bë iniciator për dy mundësi shumë të mira, të cilat nuk u shfrytëzuan. Në momentin tonë më të mirë erdhi dhe ndëshkimi.
Harry Kane në minutën e 77-të kontrollon bukur një top në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës. Edhe pse e nisëm me humbje nuk duhet harruar se 4 vite më parë pësonim 5 gola që në pjesën e parë dhe ky duhet marrë si sinjal pozitiv për të ardhmen.
ANGLI-SHQIPERI 2-0
78-të, GOOL Anglia na ndëshkon në momentin tonë më të mirë. Harry Kane është vrastar në zonën e rreptësisë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës me një të djathtë të lehtë.

69’- Mundësi fantastik për Shqipërinë në një aksion 3 kundër 2. Broja lëviz bukur, por pasimi i tij për shokët nuk ishte i saktë dhe për pasojë Walker e largoi topin nga zona.
66’- Broja shpërthen nga krahu i djathë dhe futet në zonë, por ndalet në momentin e fundit nga Burn.
62′ – Silvinjo hedh në fushë Armando Brojën, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.
46′- Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionin e kuqezinjve.
42’– Tjetër pritje fantastike nga Strakosha. Portieri devijon në këndore gjuajtjen e Burn.
40’ Anglia i afrohet dhe golit të dytë fillimisht me Belliingham që ndalet nga Strakosha dhe më pas Gjimshiti që shpëton golin e dytë në vijën fatale ndaj Kane.
27’- Aksioni i parë i rrezikshëm nga Kombëtarja jonë. Një pasim i Laçit në zonë, gjen devijimin dhe përplaset tranversa. Burn largon në goditje këndi duke rrezikuar autogolin.
20’ – GOOL Anglia kalon në avantazh me talentin Myles Lewis-Skelly.  Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.

9’- Naser Aliji provon me një top të gjatë për Myrto Uzunin. Konsa mbyll gjithçka dhe rikuperon topin.
1′ – Starton sfida në Wembley

 Formacionet
Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.
Burimi