![Shqipëria e dyta për gjobat nga UEFA, në Gjermani e kalon vetëm Kroacia](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/shqiperia-e-dyta-per-gjobat-nga-uefa-ne-gjermani-e-kalon-vetem-kroacia_6682fa755b8f5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shqipëria e dyta për gjobat nga UEFA, në Gjermani e kalon vetëm Kroacia
👁1261
Shqipëria ka qenë një ndër skuadrat që ka pasur mbështetjen më të madhe në Gjermani gjatë këtij Europiani, por nuk ka mundur që të shmang dhe gjobat e majme të marra nga UEFA.
Në një raport të publikuar së fundmi për ndeshjet e grupeve, rezulton e Kombëtarja jonë është e dyta për gjobat e marra në 3 ndeshjet e para. Në krye qëndron Kroacia me 220 mijë euro, e ndjekur nga Shqipëria me 171 mijë euro.
Interesant është fakti se në vendin e tretë qëndron Serbia me 166 mijë euro, e ndjekur nga Turqia dhe Zvicra. Në total UEFA ka arkëtuar nga gjobat plotë 1.3 milionë euro vetëm nga faza e grupeve. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
Burimi