
Shkodrër, ndizen dritat e festës dhe zemrat e gëzimit
👁890
Në Shkodër ka nisur festa. Nata në Shkodër ka gjetur prehje në prehrin e dritave të festës që “Shkodra n’Fest” ka ndezur, duke kthyer qytetin në një qiell llamburitjesh. Kënga dhe atmosfera festive, ngjyrat dhe hareja, janë kartolina e parë e këtij muaji festash, këtij dhjetori bore dhe të ftohti, dashurie dhe gëzimi.
Me përkujdesin e veçantë të kryebashkiakut, Benet Beci dhe përkushtimin e stafit të tij dhe gjithë punonjësve të angazhuar në krijimin e kësaj panorame të gjallë festive, Shkodra vjen në këtë atmosferë për t’u bërë pjesë e saj dhe për ta çuar zjarrin dhe ngjyrat e festës në çdo familje dhe zemër shkodrane.
AV
Burimi