Shkëputet teleferiku në pikën turistike në Spanjë, 30 persona të lënduar
👁3818
Bota E Shtunë, 18 Janar 2025 17:51
Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën malore të Astun në Spanjë, vend i cili përdoret për ski.
Teleferiku i cili ndodhet në vargmalin malor të Pirenejeve në kufi me Francën është shkëputur duke lënë të lënduar 30 persona, nëntë prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas kanalit shtetëror spanjoll TVE 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.
Kryqi i Kuq spanjoll tha se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe 11 automjete të tjera të specializuara.
Burimi