Sherr mes dy familjeve, arrestohen baballarët dhe djemtë

Sherr mes dy familjeve, arrestohen baballarët dhe djemtë

Sherri mes dy familjeve në zonën e Valiasit, ka dërguar kryefamiljarët respektivë dhe djemtë e secilit prej tyre në qeli. Përplasja mes tyre ka qenë e dhunshme dhe janë përdorur sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta”, informon policia.

Për të njëjtën ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë dy zonja dhe një të ri.
“Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, sqaron më tej policia.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente