Shënoi dy gola ndaj Austrisë, por Demiral përfundon nën hetim nga UEFA për festimin e tij
👁464
UEFA ka nisur një hetim ndaj mbrojtësit të Turqisë, Merih Demiral. Demiral shënoi dy golat fitoren 1-2 turqve përballë Austrisë. 26-vjeçari, festoi me dy duart lart duke bërë atë që quhet gjesti i “Ujqërve Gri”.
Një gjest i konsideruar si fashist, ndërsa në Turqi ka edhe një parti e cila quhet “Zemrat Idealiste”, por që në informalitet të gjithë e njohin si “Ujqërit Gri.
Ky gjest i Merih Demiral është i ndaluar në Francë dhe Austri, teksa në parlamentin austriak në vitin 2019, u kalua një ligj që ndalonte simbolet e organizatave ekstremiste. Demiral ka përfunduar nën hetim nga UEFA për një gjest që konsiderohet ideologji ekstremiste dhe raciste dhe rrezikon një gjobë apo edhe pezullim.
Burimi