Sfungjeri bimor i prodhuar në Berat, Rama poston fotot: Fiton terren në tregun europian

Sfungjeri bimor i prodhuar në Berat, Rama poston fotot: Fiton terren në tregun europian

Sfungjeri bimor i prodhuar në fushat e Beratit është produkti më i ri që po fiton terren në tregun europian nën markën “Made in Albania”. Kultivimi i sfungjerit natyral, i cili zëvendëson sfungjerin sintetik, është bërë i mundur falë iniciativës së inxhinierit Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit.
Kryeministri Edi Rama shpreh respektin për njerëzit e punës si inxhinieri Rakip Belishaku, i cili është rikthyer në fshatin e tij të lindjes dhe ka investuar në kultivimin e sfungjerit natyral, një produkt ekologjik që zëvendëson sfungjerët sintetikë.

”Respekt për njerëzit e punës si inxhinieri Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit, i cili është rikthyer në fshatin e tij të lindjes dhe ka investuar në kultivimin e sfungjerit natyral, një produkt ekologjik që zëvendëson sfungjerët sintetikë. Ky produkt që po tregtohet nën markën ‘’Rinora’’, falë edhe bashkëpunimit me një kompani gjermane, po fiton terren edhe në tregun europian nën etiketën “Made in Albania”’,-shkruan Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente