![Seanca plenare në Kuvend, nis me 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/seanca-plenare-ne-kuvend-nis-me-1-minute-heshtje-per-ismail-kadarene_66866f9ccae8b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Seanca plenare në Kuvend, nis me 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë
👁1435
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Kolosi i letrave shqipe ndërroi jetë mëngjesin e 1 Korrikut si pasojë një ataku kardiak.
Nikolla në nisje të seancës lexoi edhe pikat e rendit të ditës, ku e para është interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun, për skandalin tek Onkologjiku. Interpelanca është kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Burimi