Rumania befason gjermanët pas eliminimit, në dhomën e zhveshjeve lë një letër dhe e bëjnë “xixë”
Rumania mbylli dje aventurën e saj në Euro 2024 në fazën e 1/8-tës, ku u mposhten nga Holanda me rezultat të pastër 3-0. Para se të largoheshin nga “Allianz Arena” në Mynih, ata pastruan dhomën e zhveshjeve dhe lanë një shënim falënderimi për organizatorët.
“Evropiani ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe tani jemi të lumtur të themi se ishte gjithashtu një nder i madh. Çdo ndeshje, çdo moment që jetuam këtu na frymëzoi të ndjenim gjithë magjinë e futbollit.
Ne largohemi nga Gjermania duke menduar se bëmë më të mirën për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për faktin që gjatë këtyre dy javëve ishim pjesë e një familjeje të madhe të futbollit evropian. Ishte një nder të ishim pjesë e saj. Faleminderit që na bëtë të ndihemi në shtëpi”, shkruhet në letrën e falënderimit për organizatorët.
Burimi