![Rrëzohet avioni në SHBA, 2 humbje jete dhe 18 të plagosur](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/rrezohet-avioni-ne-shba-2-humbje-jete-dhe-18-te-plagosur_67782db610d88.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Rrëzohet avioni në SHBA, 2 humbje jete dhe 18 të plagosur
👁842
Bota E Premte, 3 Janar 2025 18:38
2 persona kanë vdekur dhe 18 janë plagosur pasi një aeroplan u rrëzua në çatinë e një fabrike mobiliesh në Kaliforninë Jugore, ku punonin të paktën 200 persona.
Avioni u rrëzua më pak se dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti komunal Fullerton në Orange County në Shtetet e Bashkuara.
Ende nuk dihet nëse viktimat ishin pasagjerë në aeroplan apo në tokë. Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur aeroplani filloi të nxirrte tym dhe kur shpërtheu. Sakaq mësohet se 10 nga të plagosurit janë dërguar në spital.
Burimi