“Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, trajneri në Kosovë humbet toruan

“Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, trajneri në Kosovë humbet toruan

Sporti E Shtunë, 15 Mars 2025 18:41
Një episod qesharak ka ndodhur sot në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, ku protagonist është trajneri i njohur Faruk Statovci.
Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Rilindjes 1974 dhe Trepçës që përfundoi në barazim 1-1, pasi ofendoi rëndë arbitrat e takimit, për të cilin me siguri e pret një dënim i ashpër.

“Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, ishin fjalët e Statovcit.
Trajneri ka kërkuar falje përmes një reagimi në rrjetet sociale dhe ka treguar arsyet pse erdhi “shpërthimi” i tij ndaj arbitrave.
“Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit,
Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar. Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.
Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz. Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës. Kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”, shkruan Statovci në rrjetet sociale.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente