Rishfaqet Parashqevi Simaku në New York, ajo që na mrekulloi me zërin e saj, sot thotë se ka harruar të flasë shqip

Rishfaqet Parashqevi Simaku në New York, ajo që na mrekulloi me zërin e saj, sot thotë se ka harruar të flasë shqip

Për atë u fol ka shumë këto orë intensive në masmedia. Hamendjet se ishte apo nuk ishte ajo në videon e një televizioni amerikan që pranonte shpirtin e bujarisë së festave, tani vërtetohen. Po ajo ishte dhe është. Ndoshta jo ajo kavajsja e bukur që na dehte me hir dhe na magjepste me zërin e saj. Por gjithsesi diçka delikate, e thjeshtë dhe plot nur ka mbetur edhe pas kaq vitesh.

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqipe, nuk komunikoj prej vitesh…

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike.Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me dy gra të tjera shqiptare.
Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.
“E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.
Nuk mungojnë as bisedat e saj për historinë dhe traditën shqiptare. “Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”, thotë këngëtarja.
Parashqevi Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.
”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”, thotë ajo.
Dy mikeshat e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente