
Rilindja e shkollës ”Sevasti Qiriazi”, Rama: Kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës e mësues
Shkolla 9-vjeçare ”Sevasti Qiriazi” në Korçë po i nënshtrohet një transformimi të thellë që do të ndikojë në mënyrë thelbësore në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e shkollës. Sipas kreut të qeverisë shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë e terrene sportive.
“Ka nisur rilindja e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë. Me një investim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë e terrene sportive”, shkruan Rama.
Burimi