
Ribery: Bayerni mund të fitojë kampionatin dhe Championsin
👁1577
Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 16:54
Ish-ylli i Bayernit, Franc Ribery dha mendimin e tij për përballjen e bavarezëve ndaj Interit në Champions. Francezi beson se skuadra bavareze mund të bëjë mrekullinë në dy kompeticione.
“Është një moment i mirë për Bayern, ata bënë shumë mirë ndaj Leverkusen dhe kanë një avantazh të mirë në kampionat. Shpresoj që Bayern të fitojnë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve, nga sa kam parë deri tani rruga është e duhura.
Megjithatë, kundër Interit nuk do të jetë një sfidë e lehtë, ata janë një ekip vërtet i fortë. Ka disa vite që po shkon mirë dhe ka lojtarë të mirë, do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të mëdha”, deklaroi Ribery.
Burimi