Rey Manaj dëmtohet rëndë në kampionatin turk, shoqërohet me ambulancë në spital (VIDEO)

Rey Manaj dëmtohet rëndë në kampionatin turk, shoqërohet me ambulancë në spital (VIDEO)

Sporti E Diel, 9 Mars 2025 15:01
Rey Manaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kampionatit turk, mes Sivasspor dhe Göztepe, duke ngjallur panik. Sulmuesi i Shqipërisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 3-të, pas një përplasje të fortë kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar.
Pas një krosimi nga e majta, Manaj gjuajti topin me kokë, ndërsa në dyluftim njëri nga mbrojtësit e Göztepe e goditi te koka. Si pasojë e kësaj, shqiptari humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital.

Për fat të mirë, Manaj u përmend në ambulancë dhe është i vetëdijshëm. Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor, që konfirmon se Manaj për momentin është i vetëdijshëm.

Sivasspor-Göztepe maçının 3’üncü dakikasında rakibi Koray Günter ile çarpışması sonucu yerde kalan Rey Manaj, ambulansla hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/vU5shSfq20
— Nefes Gazetesi (@nefesgazete) March 9, 2025
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente