Redoni tregon pse la shtëpinë e “Big Brother VIP”: Fakti që kisha nënën aty…
Showbiz E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 21:28
Shumë pak ditë qëndruan në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, Gili dhe Redoni sonte ishin në studio, në këtë Prime shpjeguan arsyjet pse e morën vendimin.
Gili: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.
Redoni: Së pari, jam falenderues ndaj produksionit, jam ndjerë si të isha pjesë e familjes. E dyta, i kërkoj ndjesë njerëzve, familjarëve, produksionit dhe banorëve aty brenda që u larguam në mënyrë të ftohtë. Mendova se ishte mënyra më e mirë, se po t’i takoja, do vazhdoja të rrija aty brenda. Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, lojëra, pranë nënës. Por, pashë që loja agravoi shumë shpejt. E pashë që debatet po shkonin drejt dhunës fizike. Fakti që isha me nënën, më bëri të mendoj që nuk është vendi i duhur.
Burimi