Ramadani pak minuta para duelit me Spanjën: Të mbajmë portën e paprekur dhe të jemi kompaktë
👁2240
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli para ndeshjes me Spanjën. Ramadani deklaroi se ekipi është përgatitur shumë mirë, për të marrë pse jo edhe fitoren.
Sipas tij, Shqipëria duhet të mbajë portën e paprekur dhe me një rezultat pozitiv, të gëzojë të gjithë shqiptarët.
“Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi dëgjuar që do të luajnë me ekipin e dytë, por ne do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Ne jemi të gjithë gati. E kemi studiuar mirë sesi luajnë në mesfushë. Duam të gëzojmë të gjithë shqiptarët.
Do vrapoj shumë. Duam ta mbajmë portën të paprekur dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Sot duhet të jemi kompaktë dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.”, deklaroi Ramadani pwr Tv Klan.
Burimi