Rama shpreh Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, për kujdesin e treguar ndaj turistëve
👁2306
Në këto temperatura të larta, një shishe ujë do të ishte mirëseardhja më origjinale që do t’u bëhej turistëve nga efektivë të Qarkullimit Rrugor të Tiranës.
Ndoshta kjo mënyrë është e panjohur për ta, por është pjesë e traditës shqiptare të bujarisë dhe mikpritjes.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur “Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës për kujdesin e treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.
Koha Jonë
Burimi