Rama: Shkolla “Adem Haxhija” në Postribë, ofron një mundësi të rinjve t’i kushtohen sportit
“Shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, është një nga shkollat ku po investohet në terrene sportive falë bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, duke iu dhënë mundësi të rinjve të afrohen dhe ushtrojne më tepër disiplinat sportive”, shkruan Rama në postimin e tij në mediat sociale, përmes së cilës ai promovon punën e bërë për krijimin e terreneve sportive të kësaj shkolle dhe ofrimin e mundësisë së këtyre të rinjve, për t’u angazhuar në veprimtari sportive, si qasje për zhvillimin e pasionit për disiplina të ndryshme sportive.
Ambientet sportive, duke marrë një vëmendje të shtuar, jo vetëm janë shprehje e interesimit të shteti, për të modernizuar shkollat dhe për t’u ofruar nxënësve kushtet e standardeve evropiane.
AV