Rama paralajmëron deputetët: Nuk do jeni në listën e PS-së nëse bëni 2 mungesa në Kuvend!
👁5741
Kryeministri ka folur sot me tone të forta në grupin parlamentar të PS. Ai ka kërkuar impenjim maksimal nga çdo deputet për zonën ku janë zgjedhur dhe të mos rrijnë kafeneve, por të takojnë njerëzit.
Në fokus të fjalës së Ramës ishte Komisioni ”Antikorrupsion”, i cili është bojkotuar nga ana e opozitës. Por një paralajmërim Rama e pati edhe për deputetët dhe mësohet që u ka dhënë limit për mungesat në seancat plenare. ”Kush nga ju bën me shumë se dy mungesa (pa arsye) nga seanca e ardhshme deri kur të mbyllet legjislatura e këtij Parlamenti, nuk do jetë më në listën e deputetëve”,-mësohet të ketë thënë Rama.
E hajde t’ia mbajë sejcilit deputet të mos shkojë në parlament pas këtij paralajmërimi!
Burimi