
Rama paralajmëron deputetët: Nuk do jeni në listën e PS-së nëse bëni 2 mungesa në Kuvend
👁5484
Partia Socialiste zhvilloi këtë pasdite mbledhjen e grupit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fokus të fjalës së Ramës ishte Komisioni ”Antikorrupsion”, i cili është bojkotuar nga ana e opozitës. Por një paralajmërim Rama e pati edhe për deputetët dhe mësohet që u ka dhënë limit për mungesat në seancat plenare. ”Kush nga ju bën me shumë se dy mungesa (pa arsye) nga seanca e ardhshme deri kur të mbyllet legjislatura e këtij Parlamenti, nuk do jetë më në listën e deputetëve”,-mësohet të ketë thënë Rama.
Burimi