
Rama: Dhjetori në Fier, në sheshin qendror u ndezën dritat e festave
👁1097
Edhe qyteti i Fierit ndezi sot dritat e festave të fundvitit. “Dhjetori i festave në Fier”, shkroi kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga festimet në qytetin e Fierit, ku në sheshin qendror u ndezën dritat e festave. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se ndezja e dritave sjell ngrohtësi, dashuri dhe gëzim. “I ndezim dritat e pemës së fundvitit, duke sjellë ngrohtësi, dashuri dhe gëzim në zemrat tona. Me shpresën që viti i ri të na dhurojë mbarësi, paqe dhe suksese. Gëzuar Festat dhe një vit të ri plot lumturi 2025”, shkroi Subashi në rrjetet sociale.
Burimi