PS dhe PD bashkojnë votat në Shkodër
Pas rreth 3 orëve e gjysmë mbledhje, Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës – Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët si dhe për tarifat për largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura.
Ka qenë një vendim në unison i të gjithë këshilltarëve të PS- së, PD- së, BF- së dhe PSD- së. Këshilltarët kanë rënditur arsyet si parësore mangësitë në cilësinë e ofrimit të sherbimeve nga kjo ndërmarrje rajonale si dhe nivelin e lartë të humbjeve administrative, që sipas tyre nuk justifikojnë kërkesën për rritje të tarifave.
Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastrulturës në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve.
Në relacionin e depozituar pranë Këshillit Bashkiak nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, është kërkuar rritja e ujit për abonentet familjarë nga 40 në 70 lek në m3 për ujë. Kjo çeshtje ngjalli mjaft sensibilitet tek qytetarët, i shprehur edhe nga dëgjesat publike të organizuara në të 5 bashkitë e qarkut Shkodër, që u përkthye me mosmiratimin e e propozimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër.
Burimi