Protesta e 11 korrikut, Noka: Mosbindje civile dhe kryengritje!
👁1576
Teksa na ndajnë një javë nga protesta e paralajmëruar e opozitës, deputeti Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Parlament, ka deklaruar se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes ndal!
Noka u shpreh se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.
“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha Noka.
Burimi