Programi për zgjedhjet, Shehi: Rritje pagash me 25%! Pensioni minimal 300 mijë lekë

Programi për zgjedhjet, Shehi: Rritje pagash me 25%! Pensioni minimal 300 mijë lekë

Këtë të premte, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka prezantuar programin e saj politik për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. Disa nga pikat kyçe të programit, janë rritja e pensioneve dhe e pagave si edhe mbështetje ndaj drejtësisë. Ndërkohë Shehi gjatë fjalës së tij tha se është optimist për një rezultat të kënaqshëm të LZHK në zgjedhje.
”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët: Ne synojmë ndryshimin dhe jo vetëm rrotacionin. Ne kërkojmë të ndryshojmë mendësinë e të drejtuarit dhe të bërit politikë. Ne prezantojmë një program me objektiva të realizueshëm për një Shqipëri normale. Ne nuk ikim nga fusha e betejës por synojmë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka programin e plotë elektoral, por sot po bëjmë me dije për shqiptarët 9 shtyllat kryesore: Çeshtja kombëtare është në ADN e programit tonë. Vendosja e rendit dhe sigurisë nëpërmjet krijimit të Xhandarmërisë Kombëtare. Dëmshpërblimi i plotë i ish-të burgosurëve dhe të përndjekurve politik. Kompensimi i plotë i pronarëve legjitim. Pensioni minimal 300 mijë lekë. Rritja me 25 % e pagave në të gjithë sektorët ekonomik. Zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura. Mbështetja e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. Reformim i sistemit arsimor dhe politika në mbështetje të rinisë”,-thuhet në deklaratën e LZHK.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente