
Premtimi i Berishës: Për studentët do përgjysmohen tarifat dhe do hiqet mesatarja e pranimit
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha ka folur edhe për arsimin.
Berisha tha se disa nga pikat kryesore, nëse PD rikthehet në pushtet, do te jetë përgjysmimi i tarifave të universiteteve për studentët, rritja e bursave si dhe heqja mesatares për t’u pranuar në studimet e larta.
“Bursa e tyre do të jetë 200 euro. Do hiqet mesatarja. Do të bëhet gjithçka për punësimin e tyre. Për Shqipërinë është jetike që studentët, të rinjtë shqiptarë, ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri. Çiftet e reja do të kenë kredi të butë në mbarë vendin, kudo që ndodhen. Studentët do kenë përparësi të mëdha në punësim. Sektori privat që do punësojë studentët do ketë lehtësi fiskale për ta, sektori publik do jetë i hapur. Qëllimi ynë nuk është që vetëm studentët që mbarojnë në Shqipëri të qëndrojnë, por synimi ynë është dhe do të jetë rikthimi në Shqipëri i qindra e mijërave të rinjve që shkollohen e punojnë në perëndim, për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri”,-tha Berisha.
Burimi