Prangoset burri i këngëtares shqiptare, kandidate për deputete. Zbulohet akuza nga Prokuroria
Showbiz E Premte, 13 Dhjetor 2024 20:08
Burri i këngëtares së njohur shqiptare si dhe kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi është arrestuar. Gazmond Haxhifejzullahi akuzohet për dhunë në familje, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë Edona pak kohë më parë, shkruan albeu.com.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë, raportojnë mediat kosovare. Por nga vetë Edona Llalloshi nuk ka ndonjë prononcim për mediat.
Këngëtarja Llaloshi dhe biznesmeni Gazmond Haxhifejzullahi janë martuar në vitin 2011.
Ndërsa vetëm tre ditë më parë Edona Llalloshi ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.
Burimi