Porti i Durrësit, PD kërkon komision hetimor

Porti i Durrësit, PD kërkon komision hetimor

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano. Sipas demokratëve durrsakë, në tre vitet e ardhshme shqiptarëve do tu merren 400 mln euro taksa për të ndërtuar portin e ri, që fillimisht ishte premtuar se do të ndërtohej nga privati.
2-Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur me miratimin e projektit “Marina e Durrësit & Jahtet”, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate Schapha d.o.o., si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano; dhe ii) vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

3-Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

4-Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.
5-Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente