Policia nis nga Korça: “Asnjë Justifikim. Bashkë kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Vajzave”
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” u bë çelja e kësaj fushate në qytetin e Korçës.Ditën e sotme, aktiviteti u zhvillua në zonën këmbësore (pedonale) të Korçës, ku specialistja për dhunën në familje, ndihmësspecialistët e policimit në komunitet SPZ, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Kordinatoren Kundër dhunës në familje, në drejtorinë e kujdesit social, Bashkia Korçë, dhe me aktorët e tjerë mbështetës diskutuan me qytetarët mbi mënyrat se si të ndërgjegjësojmë shoqërinë për t’i thënë JO dhunës.Të gjithë bashkë me moton: “Asnjë Justifikim. Bashkë kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Vajzave”.Denoncoje dhunën kudo ku e sheh!Policia është e gatshme për t’ju ndihmuar!Aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, dhe në shkollat e qytetit të Korçës.
Burimi