Policia helene hedh dy shqiptarë dhe dy grekë në pranga, shpërndanin drogë në Patra

Policia helene hedh dy shqiptarë dhe dy grekë në pranga, shpërndanin drogë në Patra

Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuane.
Sipas informacioneve, katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.

Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj.

Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente