![Përfaqësuesi i Francës në Eurovision, performon sonte në Festivalin e Këngës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/perfaqesuesi-i-frances-ne-eurovision-performon-sonte-ne-festivalin-e-kenges_676462d98a225.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Përfaqësuesi i Francës në Eurovision, performon sonte në Festivalin e Këngës
👁554
Showbiz E Enjte, 19 Dhjetor 2024 18:32
Përfaqësuesi i Francës në Eurovisionin e vitit 2024, Slimane do të jetë i ftuari special në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH. Slimane përfaqësoi Francën me këngën “Mon Amour”, duke dhuruar një performancë tejet emocionuese dhe rrëqethëse përpara publikut të festivalit evropian. Ishte një pjesë e performancës së tij që bëri të gjithë publikun të heshtë për ta dëgjuar vokalin e tij të pa shembullt. Sonte, ai do të dhurojë të njëjtat emocione për publikun shqiptar, pasi do të performojë në festivalin e RTSH-së.
Burimi