Pasi iku nga grupi i PD, Enkelejd Alibeaj e thotë troç: Lulzim Basha s’ka qenë ndonjëherë kryetar
Pasi iku nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se vendi ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Ai e quajti tashmë Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës.
”Doja të jepja edhe sinjalin tjetër se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Kjo është plaga më e rëndë që ka kapluar atë që quhet Partia Demokratike, një pronë private e Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj.
Më tej, Alibeaj befason edhe kur thotë se Lulzim Basha nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, pasi sipas tij, Sali Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i partisë.
“Unë jam nga ata që kur marrë akte politike nuk i bëj tek individët. Këtu ka qenë Partia Demokratike, që unë kam dashur që të mos jetë e njësuar me një emër, as me Berishën dhe as me Bashën. Ai që merrte vendimet dhe përcaktonte vendimmarrjen ishte Sali Berisha”.
Burimi