Pas 11 muajve në izolim, Berisha rikthehet në Kuvend
Sali Berisha do të kthehet në Kuvend për herë të parë, pas 11 muajsh qëndrim në izolim në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Ai do të marrë pjesë në seancën ku do të miratohet buxheti nen për nen më datën 3 dhjetor.
Shumë gjëra kanë ndryshuar prej dhjetorit të vitit të kaluar kur Berishës iu hoq imuniteti me kërkesë të SPAK-ut. Sali Berisha është ligjërisht kryetar i PD-së dhe nuk do të ulet më në fund të sallës së seancave plenare.
Me kërkesë të kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhit, Berisha do ulet në rreshtin e 4 dhe në krah do të ketë Flamur Nokën dhe Jorida Tabakun. Por edhe pse Berisha fitoi betejën politike për tu njohur ligjërisht si kryetar i PD, ai ende mbetet i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe Kuvendi e njeh si deputet të pavarur.
Burimi