Partia e Lirisë: Të shndërrojmë bujqësinë në burim kryesor të të ardhurave

Partia e Lirisë: Të shndërrojmë bujqësinë në burim kryesor të të ardhurave

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë, në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami foli sot për transformim të modelit ekonomik të vendit për ta kthyer Shqipërinë në fuqi ekspotuese, e që do të përkthehet në më shumë të ardhura për familjet shqiptare.
“Misioni ynë është të zhvillojmë bujqësinë si burimi më kryesor i të ardhurave, duke mbështetur fermerë tanë me pagesa direkte, që puna e tyre të jetë më e lehtë dhe mundi i tyre më i vlerësuar”, tha ajo në një deklaratë për mediet.

Sipas saj, mbështetja më pagesa direkte për fërmerët, përkthehet automatikisht në lehtësimin e jetesës, uljen e kostos së jetesës në përditshmëri, në rritjen e cilësisë së jetesës, zhvillimin ekonomik, si dhe në rritjen e numrit të popullsisë.

“Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese për të arritur mbi nivelin e eksporteve 50 % të PBB. Mbështetje në infrastrukturë (toka, rrjete inxhinjerike, rrugë), çlirim i administradës nga korrupsioni dhe vendosja në shërbim të investimeve dhe biznesit, kualifikim të fuqisë punëtore, përjashtim të mjeteve të prodhimit nga detyrimet fiskale. Mbështetje e aktiviteteve prodhuese, si dhe në fushën e IT dhe inovacionit: 10.000 € për startap-et dhe zero taksa për 5 vite. Mbështeje për bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim”, renditi Bajrami.
/a.f/ATSH
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente