Operacioni policor “Wanted 2”, Gjirokastër, çon në pranga 32-vjeçari e shpallur në kërkim

Operacioni policor “Wanted 2”, Gjirokastër, çon në pranga 32-vjeçari e shpallur në kërkim

DVP Gjirokastër/ Vijon operacioni policor i koduar “Wanted 2”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 32-vjeçari, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, i akuzuar për dhënie ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufijve.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”.Gjatë këtij operacioni, u kap në Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Në vijim të veprimeve shtetasi K. Q., iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente