Operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, arreston 21-vjeçarin nga Laçi në Tiranë
Policia e Shtetit, përmes një postimi në mediat sociale, ka njoftuar se është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr.3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.
Vodhi aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme, arrestohet 21-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç.
Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi