Një “flluskë” handraku e shpuar tashmë fillimi i kthimit të Universitetit të Shkodrës, intelektualizmit dhe energjive pozitive të qytetit!

Një “flluskë” handraku e shpuar tashmë fillimi i kthimit të Universitetit të Shkodrës, intelektualizmit dhe energjive pozitive të qytetit!

Nga Besi Bekteshi:
Ishin të shumtë ato intelektualë dhe miq të mij që ishin me besim të pakët te fitorja e prof Tonin Gjuraj për Rektor në Universitetin e Shkodrës.
Shumë qytetarë të interesuar për akademizmin dhe elitarizmin e mendimit intelektual, nuk besonin se Uni i Shkodrës me emrin e madh “Luigj Gurakuqi” do mund të kthehej në jo vetëm krenarinë e dikurshme, por nuk do largohej dot nga një fluskë plot handrak ( qelb në shkodrançe) që e kishte çuar rektoratin dhe universitetin pothuaj në periferinë folk korruptive më të rrezikshme sidomos këto dy dekadat e fundit. Toninin e takova përpara zgjedhjeve dhe më tha copë: Bes, kam ardhur të ndryshoj universitetin dhe të fitoj. E besova, por po e shikoja pa i dhëne të kuptonte si një “autsider” dhe po më ngjante disi me Benetin dikur.
Por u qetësova! Tonini ishte “parrucianë” që po kthehej nga eksperienca të mëdha si Beneti nga “Uradervishbeg” po nga eksperienca të mëdha. U binda se e kishte seriozisht . Tonin Gjuraj miku i vjetër i shumë e shumë bisedave politike dhe filozofike të dikurshme ishte kthyer. Gjuraj donte dhe do qytetin e tij. Kaq mjaftonte për ndryshimin. Por “flluska e handrakut” e formuar prej vitesh tashmë, e drejtuar nga individë që nuk kanë asnjë interes veç të tyrin, asnjë interes akademik dhe me zotësinë e intrigës për të përfituar ata deri “dromcat” mbetur në tavolinën e “lubive” të pangopur të degradit universitar, do kundërshtonin.
Po, me gjithfarë manovrash, përdorim të KIZ me emërimet që për më shumë se dy dekada i kanë bërë për të futur shumicën, nën flluskën e një pakice folk administrative që nga prodhimi gjithmonë të rektorëve dhe pjesërisht dekanëve me interesin e flluskës plot qelb në USH ! Universiteti i Shkodrës nuk prodhonte dot më mendim intelektual të dukshëm dhe hapur në qytet dhe akademizëm. Nuk kishte peshë mendimi dhe “punonte” vetëm për “Flluskën” e interesin e saj. Po, por askush nuk po rebelohej. Dukej sikur ishin dorëzuar të gjithë.
Dy opinionet të mia mbi temën (edhe fisa të tjerëve) veçmas po ju thoshin “bravo” por…veçmas jo kaq mbi zë !
Tonin Gjuraj në këtë situatë absurdi dhe dramatike korrupsioni universitar kandidoi dhe ballas pothuaj vetëm, jashtë “flluskës” dhe kundra saj! Plot me dyshime nga çdo anë, por ai me bindje të plotë në strategjinë dhe programin e tij. Fitoi 93 kundra 90 votave. Pedagogët kishin guxuar dhe në një fushatë kulisash, deviacioni korruptiv, marrëzive të një pushteti “flluske” që fillonte te politika dhe mbaronte te interesi vetëm personal. Të intrigës “në nivel të turpshëm kleptomatik” irracional që ndalonte forcën intelektuale të drejtonte universitetin dhe krijonte elitën e mendimit zhvillues.
Fundi i flluskës ishte përdorimi i KIZ pjesërisht prodhim “flluskor”! Por sigurisht është përpjekja e kotë për të mbajtur akoma “handrakun” brenda. “Flluska” tashmë është çarë, do të prishë hundët e njerzve me erën e saj, por ka marrë fund fuqia e saj.Universiteti i Shkodrës do të jetë ai i quajtur “Luigj Gurakuqi” jo me emra individësh që krijuan “flluskën”! Do të jetë sigurisht një kohë më e mirë.
Burimi